Google ADS

LDK në pritje të aktgjykimit, pezullohet mbledhja e kryesisë

10:56 | 1 Qershor 2020
Arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës, sot pritet të vendos për emrat e ministrave në Qeverinë Hoti.

Partia e udhëhequr nga Isa Mustafa, sot pritet të mbajë mbledhjen e kryesisë, në të cilën do të vendoset për emrat që do ta përbëjnë ekzekutivin e ri.

Arbresh.info, ka biseduar me anëtarët e kryesisë se LDK-së, të cilët kanë thënën se janë në pritje të aktgjykimit të plotë të Gjykatës që të shkon në Kuvend për të nisur procedurat për të thirrur seancën e votimit të qeverisë Hoti.

Ndryshe, koalicioni LDK-AAK, NISMA-AKR, dhe Minoritetet kanë thënë se i kanë 64 vota për qeverinë e re, raporton Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme