Google ADS

Mali i Zi priti turistët e parë që hynë në vend pas mesnatës

09:07 | 1 Qershor 2020
Trina Galanxhi

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun në qeverinë malazeze ka theksuar se mbrëmë pas mesnatën kanë filluar të hyjnë turistë në vend.

Në deklaratë thuhet se turistët nga vendet europiane kanë filluar të hyjnë në Mal të Zo, sapo është marrë masa për hapjen e kufijve, transmeton portal arbresh.info

Qytetarët e vendeve europiane  nuk do të detyrohet që të hyjnë në karantinë nëse vijnë nga vendet ku shkalla e infeksionit është në rënie.

Në deklaratë thuhet se destinacionet e turistëve të parë ishin Herceg Novi, Tivat dhe Ulqini.

Qeveria deklaroi se përfaqësuesit e Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit dhe Organizatës Kombëtare të Turizmit kanë shpërndarë dhurata të përshtatshme për turistët që kanë hyrë në Mal të Zi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme