Këto janë rregullat që duhet ndjekur për të kaluar në kufi

00:05 | 1 Qershor 2020
Trina Galanxhi

Nga nesër, Kosova do të bëjë hapjen e kufijve tokësorë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar qytetarët me vendimin e Qeverisë në detyrë për hapjen e disa pikave kufitare, duke ua bërë me dije gjithashtu edhe rregullat të cilat duhet ndjekur gjatë kalimit të kufirit.

Sipas njoftimit, të gjithë personat që hyjnë në Kosovë, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të QKMF’ve në Pikat e Kalimeve Kufitare dhe t’i zbatojnë masat e mbrojtjes kundër COVID-19.

Po ashtu të njëjtit duhet të posedojnë rezultate negative për testin Covid-19 RT PCR, jo më i vjetër se katër ditë, dhe pastaj nuk i nënshtrohen procedurave të vetë-izolimit, përndryshe sipas njoftimit ata që nuk kanë testin sipas pikës 6.1. detyrohen të vetë-izolohen për 7 ditë.

“Qytetarët që manifestojnë shenja klinike udhëzohen nga profesionistëtshëndetësor në Pikat e Kalimit Kufitar; Deri me datë, 20.06.2020 do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike dhe me këtë do reflektohen masat e reja lidhur me Pikat Kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.

Qendra për Menaxhim Kufitar njofton se pikat kufitare të cilat do të hapen janë si në vijim: Merdarë, Vermicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinje dhe Dheu i Bardhë./orainfo/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme