Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se pa zgjidhjen e problemit të Kosovës, Serbia nuk do të mund të anëtarësohet në BE.
Komentet e tij janë bërë kur ka komentuar akuzat e Igor Juriq, i cili ka deklaruar se në mesin e politikanëve serb ka edhe pedofilë.
Në raport me politikën ndërkombëtare, Presidenti serb tha se ‘politika e tij ka arritur që të ruajë Serbinë dhe të përmbushë detyrimet e saj’, shkruan B92, transmeton portal arbresh.info
“Se a jam optimist për një zgjidhje kompromisi mes dy vendeve, jo nuk jam”, tha ai.
“S’ka dyshim, se pa zgjidhjen e problemit të Kosovës, Serbia nuk do të jetë anëtare e BE-së”, shtoi ai.
Sipas Presidentit serb, ekziston një konflikt i madh mes fuqive perëndimore mbi situatën në Prishtinë.
“Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë rreth qeverisë së tyre. Ne jemi të gatshëm për bisedime”, tha Vuçiq.
Vuçiq shton se nuk e di se në çfarë mënyre dhe për çfarë mund të bien dakord Serbia dhe Kosova, por ka theksuar se duhet të bisedohet rreth problemeve të panumërta mes serbëve dhe shqiptarëve.
“Por kur pyes se cila është zgjidhja, dëgjoj vetëm se nuk ka ndryshime në kufij. Ata po presin që dikush në Serbi të thotë se nuk është Serbia, ose që ne do të heqim dorë nga gjithçka në mënyrë që të na përkdhelin mbi supe”, shtoi ai./arbresh.info/
Policia kërkon ndihmë në lokalizimin e një gruaje në Pejë, d...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së