Pas përfundimit pa marrëveshje të Komisionit Zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka dhënë një prononcim për mediat.
Bylykbashi: Në bëmë propozimet tona, por PS nuk ishte e gatshme. Opozita nuk heq dorë nga garancitë e votës së qytetarëve. Ne jemi të gatshëm për të vazhduar punën për konsens dhe presim që PS të bëjë hapet e nevojshme për këtë konsensus.
Gjithë përpjekjet e PS-së që të mbajë privilegjet që ka, nga kontrolli i KQZ-së, tregojnë vlerën që ka vendimi dhe propozimi ynë për një qeveri kujdestare, pasi ata duan të krijojnë boshllëqe të mëdha.
PS nuk ishte e gatshme që të hiqte dorë nga privilegjet e qeverisë ndaj procesit zgjedhor. Ju e keni parë që qeveria i shfrytëzoi këto privilegje, duke i prishur zgjedhjet.
Le t’i japim kohë PS pse nuk mund ta ketë KQZ-në si një vulë të njomë për të mbyllur rezultatet. KQZ nuk mund të jetë pronë e PS.
Ndërsa Petrit Vasili u shpreh se zgjedhjet janë dominuar nga PS që i numëronte vetë votat dhe i nxirrte po vetë rezultatet.
Vasili: I dominuar nga zgjedhjet të qershorit ku PS i numëronte të gjitha veta dhe e nxirrte vetë rezultatin. PS duhet të dalë nga gjumi parizien, pasi nuk është i shqetësuar se do t’i vjedhë. Kjo është dhe mbahet një qëndrim parim që nuk ka arsye të negociohet. Ne plotësojmë kështu një kusht të BE, pasi 3 kushte lidhen me zgjedhjet.
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...