Paderborn ka pësuar humbje të thellë në shtëpi nga Borussia Dortmundi në kuadër të javës së 29-të në Bundesliga me rezultat 6-1.
Golin e vetëm për vendasit e shënoi Uwe Hunemeier nga penalltia, derisa për mysafirët realizues ishin, Jadon Sancho me het-trik, Thorgan Hazard, Achraf Hakimi dhe Marc Schemelzer.
Por, lojtarët e Dortmundit si Sancho e Hakimi kanë kërkuar drejtësi për afro-amerikanin e vrarë George Floyd në këtë javë nga policia amerikane.
Ata kishin shkuar në fanellat e tyre “Drejtësi për George Floyd”, duke iu bashkuar kështu fushatës së disa lojtarëve të tjerë nëpër botë.
Kjo ngjarje pikëlluese ka pikëlluar shumë fytyra publike, që nëpërmjet rrjeteve sociale po shfaqin pakënaqësinë e tyre.
Në anën tjetër, protestues të shumtë kanë dalë në rrugët e Amerikës dhe po konfrontohen me policë dhe nuk mungojnë as djegia e lokaleve përreth.
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’