Kreu i Emergjencës Kombëtare, Skendër Brataj, në një intervistë për RTV Ora, u shpreh se nuk përbën problem uji i plazheve, por qëndrimi afër në rërë dhe çadra.
Brataj tha se duhet të ruhet distanca në plazhe dhe shtoi se pas 1 qershorit do të jepet të gjitha direktivat se si do të funksionojnë plazhet.
Brataj: Nuk është puna e plazhit dhe ujit, për është e rërës kur del. Ne e dimë mirë dendësinë e popullsisë në plazhet tona gjatë verës. Është grumbullimi i njerëzve në rërë dhe në çadra, në shezlone. Në ujë janë bërë studime për ujërat e deteve, ku është treguar se nuk ka një gjurmë të virusit apo mbi infeksion.
Por problem është qëndrimi afër në rërë dhe distancimi social sikurse e kemi thënë. Nga data 1 qershor do të jepet të gjitha direktivat se si do të funksionojnë plazhet, qysh nga distancat dhe numri për metër katrorë, që janë faktorë për të ruajtur nga mos infektimi.
Ata që u drejtohen plazheve janë të sigurt, pasi po i shohim edhe në tavolina që po rrinë pranë. Këtu futet në lojë kultura e popullatës, pasi ankohemi për masat, por në fakt jemi të parët që nuk ruajmë distancën. Sillemi sikur nuk ka fare infeksion.
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...