Zgjatet sezoni turistik deri më 15 nëntor, hapja e plazheve nën masa të rrepta

17:55 | 31 Maj 2020
Arbresh Info

Sezoni turistik veror do të zgjatet deri më 15 nëntor si një mënyrë që bizneset të kenë mundësi të rekuperojnë të ardhurat që humbën nga ditët e karantinës në muajin prill dhe maj.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i turizmit, Blendi Klosi gjatë një takimi me përfaqësues të operatorëve turistik të Vlorës, ku prezantoi dhe mënyrën se si hotelet por dhe subjektet e tjera mund të aplikojnë për lejen për hapjen e plazheve.

Ndërkohë ai bëri të ditur se procesi i hapjes së plazheve që nis nga dita e hënë, do të shoqërohet me masa të rrepta nga institucionet përkatëse.

Klosi tha se të gjitha bizneset që shkelin rregullat do të ndëshkohen me gjobë dhe deri në heqje të licensës.

Sistemi i aplikimit për këtë vit është unik në të gjithë vendin dhe të gjitha bizneset mund të aplikojnë nga data 1-15 qershor në portalin e-albania.

Pas plotësimit të dokumentave dhe vlerësimit nga ana e Ministrisë së Turizmit dhe ajo e Shëndetësisë, bizneset do të paguajnë faturën e bashkisë dhe do të lidhin kontratën me këtë të fundit./oranews

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme