Google ADS

Shtyhet për në orën 19:00 mbledhja e Këshillit Politik për zgjedhoren

17:22 | 31 Maj 2020
Arbresh Info

Takimi i sotëm i Këshillit Politik për reformën zgjedhore është shtyrë për në orën 19:00.

Sot është afati i fundit për të cilin palët janë angazhuar ta përmbyllin atë.

Këshilli Politik diskutoi pasditen e djeshme për 4 orë me radhë çështjet e mbetura pezull.

Opozita nuk mori konsensusin e mazhorancës për të futur identifikimin biometrik të zgjedhësve në të gjitha qendrat e votimit.

Dakordësi nuk kanë gjetur as për administrimin zgjedhor.

Deri më tani PD-PS kanë rënë dakord për çështjen e rifinancimit të partive, kuotave gjinore, dhe periudhës se kur do të zhvillohen zgjedhjet.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme