Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi mendon se futbolli asnjëherë nuk do jetë si para pandemisë së koronavirusit.
Koronavirusi ka vrarë mbi 350 mijë persona në tërë botën, ndërsa afro katër milionë janë tërë infektuar, transmeton portali arbresh.info.
La Liga ka vendosur që të rifillojë me 11 qershor, por Messi ka frikën se futbolli asnjëherë nuk do i rikthehet gjendjes së mëhershme.
“Shumica jemi në dyshime se si do jetë bota pas kësaj që ndodhi. Shumë njerëz janë duke pasur kohë të vështirë shkaku i situatës që ka infektuar dhe shumica kanë humbur familjen dhe miqtë dhe nuk do i shohin prapë”.
“Mendoj se ka shumë gjëra negative në krizë, por nuk ka asgjë më të keqe së të humbësh njeriun që do shumë dhe kjo me jep mendimin që të mos jetë e drejtë”.
“Futbolli si gjithçka, mendoj se nuk do jetë asnjëherë i njëjtë”, theksoi ai.
Ndërsa i pyetur për ndeshjet e mbetura në La Liga, ambiciet e tij janë që të fitojnë të gjitha ndeshjet.
“Ambiciet janë të njëjta, të fitojmë të gjitha dhe mendoj se jemi në formë të mirë për të bërë, e shoh skuadrën që ia del mirë”, përfundoi ai.
Momentalisht Barcelona prinë në tabelë, dy pikë më shumë se rivali i përjetshëm, Real Madrid./arbresh.info.
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë