Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), bën të ditur se gjatë tre muajve të fundit në këtë institucion janë kryer 1798 lindje.
Sipas QKUK-së, vetëm gjatë muajit prill janë kryer gjithsej 692 lindje.
Njoftimi i plotë:
Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë 3 muajve të fundit, periudhë në të cilën Kosova është ballafaquar me virusin Covid-19, janë kryer 1798 lindje.
Në bazë të raportit të punës nga data 13 mars, kur në vend është konfirmuar rasti i parë me koronavirus, deri më 31 mars janë realizuar 438 lindje, prej tyre 162 me ndërhyrje kirurgjike (seksio).
Gjatë muajit prill kishte 692 lindje, 241 nga to janë kryer me operacion.
Në këtë muaj, në Klinikën e Gjinekologjisë janë realizuar, ndërkaq, 668 lindje, në mesin e tyre 210 me operim.
Pavarësisht situatës së krijuar, stafi mjekësor ka punuar me kapacitet të plotë dhe brenda kësaj kohe ka kryer edhe 55 operacione gjinekologjike, kryesisht karcinoma (tumor), të shfaqura në organet gjenitale.
Sarrazin: Kosova rrezikon izolimin për shkak të ndalimit të ...
Maliqi kërkon ndryshimin e udhëzimit administrativ që ndalon...
Kurti takoi përfaqësues të shoqatave të diasporës sonë në Ve...
Edon Zhegrova pushton sërish formacionin e javës në Ligue 1 ...
Samiti për të Ardhmen, Hasani: Shqipëria e përkushtuar ndaj ...
1,367 gjoba të shqiptuara brenda një javë në rajonin e Feriz...