Sot kryeministri teknik dhe nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski pas përfundimit të takimit koordinativ të kandidatëve për deputet nga njësia numër 2 në Kumanovë tha se “Qeveria i dha udhëzime Komisionit për Sëmundje Infektive të shqyrtojë hapjen e kufijve”.
“Qeveria i dha udhëzime Komisionit për Sëmundje Infektive ta shqyrtojë çështjen e hapjes së kufijve në bashkëpunim me MPJ dhe të koordinohemi me shtetet fqinje dhe me shtet e rajonit dhe më gjerë. Në bazë të kësaj do t’i marrim vendimet. Unë pres ta marrim atë vendim sa më shpejt”, tha Spasvski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Spasovski tha se jetesa duhet të kthehet në normalitet dhe se duhet të mësohemi të jetojmë me virusin.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut