Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka reaguar pasi Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka vendosur masa të reja të zbatimit gradual të reciprocitetit ndaj Serbisë. Ai e ka quajtur të papranueshëm këtë vendim, derisa shtoi se Serbia nuk do ta vazhdojë dialogun derisa këto masa nuk shfuqizohen.
Daçiq tha se ndalimi i hyrjes së mallrave nga Serbia pa dokumente kë shkruan destinimi “Republika e Kosovës”, është masë më e keqe sesa ishte taksa prej 100 për qind për mallrat serbe.
“Kjo është masë reciprociteti, që ndoshta as qytetarët e Serbisë dhe as bashkësia ndërkombëtare nuk e njohën si masë edhe më të keqe sesa taksa, e cila e dyfishoi çmimin e mallrave, por që të paktën kalonte. Kjo qeveri në Prishtinë mori vendim të aplikojë masa reciprociteti, që nga disa disa vende u përshëndet si një hap përpara. Ne menjëherë thamë se kjo është e papranueshme”, deklaroi Daçiq, derisa shtoi se me pranimin e këtyre masave, Serbia do ta njihte Kosovën.
“Ne nuk kemi ndërmend të vazhdojmë dialogun derisa të hiqen taksa dhe reciprociteti. Kjo është e papranueshme për ne dhe mohim i të gjitha marrëveshjeve. Me të drejtë presim një reagim nga bashkësia ndërkombëtare. Richard Grenell reagoi ndaj kësaj edhe më herët dhe tha se aplikimi i reciprocitetit është anashkalim i heqjes së taksës”, theksoi tutje ai.
Sipas tij, dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës tani është në “respirator”.
“Dialogu është në fazën kur nuk është ekziston dhe në tërë këtë situatë faktorë të ndryshëm ndërkombëtarë u përpoqën t’i japin frymëmarrje artificiale dialogut, Merkel, Macron. Qasja e administratës amerikane është e ndryshme nga qasja e Bidenit dhe Hillary Clinton”, tha ministri i Jashtëm serb.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës në detyrë të shtunën ka marrë vendim për të ndryshuar dhe plotësuar vendimin për zbatimin gradual të reciprocitetit, si parim në marrëdhëniet me Serbinë.
Në vendim thuhet se në marrëdhëniet tregtare me Serbinë, ndalohen dokumentet për produktet bujqësore dhe industriale që përdorin emra të vendeve që përmbajnë elemente të tjera në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, emrat e vendeve në Republikën e Kosovës, por pa emërtimin e shtetit, që nuk i referohen me Republika e Kosovës dhe përmbajnë çfarëdo elementi që mohon pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. /Lajmi.net/
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...