Google ADS

199 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

08:29 | 31 Maj 2020
L G

Nga data 13 mars, kur u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus në Kosovë e deri më sot, janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 70 raste.

Pas më shumë se dy muaj, Kosova ka edhe 199 raste aktive.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, nga data 08 shkurt deri më 30 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 14.855 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.070 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 841 raste.

IKSHPK ka konfirmuar mbrëmë edhe 6 raste të reja me koronavirus dhe 12 persona të shëruar.

Rastet pozitivi ishin raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Stanovc) dhe komuna e Obliqit, 1 rast (sipas vendbanimit: LLazarevë).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme