Lushtaku: Do të kandidojë për kryetar të Komunës së Skenderajt

22:40 | 30 Maj 2020
Arditë Shkodra

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka bërë të ditur se do të kandidojë përsëri për kryetar të Komunës së Skenderajt.

Lushtaku në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini thotë se sa ka qenë në krye të komunës ka bërë shumë punë por edhe shumë të tjerë i kanë mbetur peng pse nuk ka mundur t’i mbarojë.

“Një prej dëshirave të mia ka qenë penda e qytetit. E kam filluar ta bëjë edhe qendrën e familjes së dëshmorëve. Për fat të keq ashtu si e kam lënë unë ashtu ka mbet dhe askush asnjë tullë nuk e ka vendos”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Lushtaku thotë se ia ka lëshuar Bekim Jasharit pozitën e kryetarit por në zgjedhjet e ardhshme lokale ka vendosur të kandidojë përsëri për kryetar të Komunës.

“Kam vendosur përsëri të kandidojë dhe t’i mbarojë projektet e lëna në gjysmë. Unë prej katër vitesh edhe pse kam pasur përkrahjen e qytetarëve nuk kam mundur të jem kryetar dhe t’i kryej obligimet që më takojnë”, tha ndër të tjera Sami Lushtaku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme