Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se sot kanë rezultuar gjithsej gjashtë (6) persona me koronavirus.
E pesë prej tyre janë konfirmuar në qytetin e Vushtrrisë, shkruan portali arbresh.info
Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se të gjithë rastet vijnë nga një familje.
Postimi i tij i plotë:
Sonte janë shëruar 2 qytetarë të Vushtrrisë dhe janë konfirmuar 5 raste të reja me Covid 19. Të gjitha rastet e reja janë raste kontakti, jane nga e njejta familje dhe janë në vetizolim.
Edhe sot, Shtabi Emergjent Komunal përmes Kryqit të Kuq ka dërguar mjete mbrojtëse mjekësore, barna, ushqime dhe pako higjenike për familjet e prekura.
Derisa po hyjmë në fazën e hapjes së plotë, ju lutem që gjithsecili qytetar të jetë i vëmenshëm dhe të ketë KUJDES. /arbresh.info/
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...