Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në ‘Facebook’ tha se “që nga fillimi i krizës së coronavirusit, në çdo paraqitje publike po përsëri një gjë të vetme – virusin do ta mposhtim me shumë disiplinë dhe respektim të masave”.
Filipçe thotë se ata nuk besojnë në këtë, duhet ta shohin gjendjen në Komunën e Dibrës e cila ishte komuna e parë në karantinë dhe sot me javë të tëra nuk ka asnjë rast të ri me coronavirus dhe se kjo është meritë e qytetarëve dhe sjelljes së tyre me disiplinë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ne nuk mund të jetojmë përjetësisht në karantinë. Kjo është e dëmshme për shëndetin mendor të qytetarëve, për ekonominë dhe shoqërinë. Kemi dy zgjidhje, ose të vazhdojmë ta kthejmë jetesën në normalitet duke respektuar pa kushtëzime masat ose do të kthehemi në kufizime të forta”, tha Filipçe duke shtuar se nuk ka dalje nga kjo gjendje përveç këtyre dy zgjedhjeve.
Ai beson se në fund qytetarët do ta zgjedhin normalizimin duke mbrojtur shëndetin tonë publik dhe sistemin tonë shëndetësor.
“Edhe njëherë ju bëj apel, të mos grupohemi dhe të mbajmë largësinë trupore, të kemi kujdes dhe të mbajmë pajisje mbrojtëse dhe të kujdesemi për higjienën tonë personale”, thotë Filipçe.
Australia çon përpara ligjin që ua ndalon fëmijëve rrjetet s...
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...
Sali Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga mbështetësit
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...