Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo është futbollisti më i paguar në planet sipas listës më të fundit nga revista prestigjioze Forbes.
Revista e njohur amerikane ka lëshuar renditjen me atletët më të pasur meshkuj në botë, me legjendën e tenisit Roger Federer që zuri vendin e parë për herë të parë ndonjëherë, pasi fitoi 106.3 milionë dollarë.
Ylli i Juventusit dhe Portugalisë, Ronaldo u rendit i dyti në përgjithësi apo i pari nga lojtarët më të paguar duke arritur fitime prej 105 milionë dollarësh, ku shumica vijnë nga paga, reklamimet dhe bizneset.
Fituesi i pesëfishit të Ballon d’Or bëri 1 milion dollarë më shumë sesa rivali i tij më i madh, Lionel Messi, i cili fitoi gjatë vitit plot 104 milionë dollarë.
Në vendin e tretë në listën e futbollit gjendet braziliani Neymar, i cili pa që llogaria e tij bankare u rrit për 95.5 milion dollarë nga marrëveshjet e ndryshme tregtare dhe paga e tij fitimprurëse te PSG.
Vendi i katërt për këtë vit i takon yllit të Liverpoolit, Mohamed Salah me fitimet prej 35.1 milionë dollarësh që vijnë si rezultat i pagës së tij prej 23.1 milionë dollarësh dhe 12 milionë dollarë tjera nga reklamimet dhe bizneset e ndryshme.
Kylian Mbappe, lojtari më i ri në listë, fitoi 33.8 milionë dollarë për ta vendosur atë në vendin e pestë, ndërsa Andres Iniesta u rendit i gjati me 29.6 milionë dollarë fitime.
Dhjetë të parët u kompletuan nga ylli i Arsenalit Mesut Ozil, ylli i Manchester Unitedit dhe Francës Paul Pogba, Oscar i Shanghai SIPG dhe sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann.
⚽ @Cristiano tops Lionel Messi as the highest-paid footballer in the world, according to @Forbes ?#PowerRankings #Football #ESPNCaribbean pic.twitter.com/qce8dU0NZD
— ESPN Caribbean (@ESPN_Caribbean) May 30, 2020
Dhjetë futbollistët më të paguar në botë:
1.Cristiano Ronaldo – 105 milionë dollarë
2.Lionel Messi – 104 milionë dollarë
3.Neymar – 95.5 milionë dollarë
4.Mohamed Salah – 35.1 milionë dollarë
5.Kylian Mbappe – 33.8 milionë dollarë
6.Andres Iniesta – 29.6 milionë dollarë
7.Mesut Ozil – 28,7 milionë dollarë
8.Paul Pogba – 28.5 milionë dollarë
9.Oscar – 27.5 milionë dollarë
10.Antoine Griezmann – 26.7 milionë dollarë
/Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...