Luis Suarez thotë se ndërprerja e sezonit shkaku i koronavirusit nuk ka ndikuar në ambiciet e Barcelonës, përderisa ka shtuar se të gjithë në Camp Nou e kanë synim të fitojnë gjithçka që kanë mundësi.
Futbolli spanjoll, si shumica e vendeve të tjera në botë, ka qenë i pezulluar përkohësisht, pa pasur datë të saktë kthimi deri më vonë, që nga mesi i muajit mars, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, ndeshjet garuese do të kthehen dhe presidenti i La Ligës, Javier Tebas, e ka zbuluar së fundi se liga synon ta rinisë sezonin 2019/20 më 11 qershor.
Deri në fund të kampionatit të La Ligës kanë mbetur edhe 11 ndeshje, ndërsa Barcelona mban epërsi të vogël ndaj Real Madridit në kreun e tabelës. Megjithatë, UEFA planifikon ta rinisë edhe sezonin në Ligën e Kampionëve, ku Barcelonës i ka mbetur në gjysmë përballja me Napolin në 1/8 të finales.
“Ambiciet janë të njëjta – të fitojmë gjithçka që mundemi dhe mendoj se jemi në formë të mirë për ta arritur këtë qëllim”, ka thënë Suarez, i cili këtë pauzë e ka shfrytëzuar edhe për t’u rikuperuar nga një lëndim që e kishte pësuar më parë.
“Unë po e shoh skuadrën se po bën punë të mirë dhe kjo më jep shpresa”.
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...