Google ADS

Haxhiu pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese: Askush nuk është mbi vullnetin e popullit, duam zgjedhje

18:24 | 30 Maj 2020
Arditë Shkodra

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Haxhiu ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj i ka dhënë të drejtë dekretit të presidenti Thaçi, shkruan arbresh.info

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dëshiron zgjedhje.

“Gjykata Kushtetuese na tha se pazaret janë mbi vullnetin e popullit”, ka thënë ajo dhe sipas saj kjo është arsyeja pse ata dëshirojnë zgjedhje.

Haxhiu ka thënë se askush nuk mund të jetë mbi vullnetin e popullit.

“Por jo, mbi vullnetin e popullit nuk mund të jetë askush prandaj #duamzgjedhje”, ka përfunduar ajo./arbresh.info/

Postimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese na tha se pazaret janë mbi vullnetin e popullit!

Por jo, mbi vullnetin e popullit nuk mund të jetë askush prandaj #duamzgjedhje

Të ngjashme