Nesër afati i fundit, mblidhet këshilli politik për reformën zgjedhore

17:49 | 30 Maj 2020
A. B.

Dita e dielë shënon dhe fundin e afatit për të arritur në një konsensus. Sot rreth orës 17:00 janë mbledhur në pallatin e Kongreseve palët e përfshira në Këshillin Politik, për t’i dhënë fund ndasive e për të arritur në një reformë zgjedhore.

Damian Gjiknuri i maxhorancës, Oerd Bylykbashi i opozitës, Rudina Hajdari e opozitës parlamentare si dhe Petrit Vasili i LSI, janë mbledhur për të disaën herë në këto ditë të fundit, për të diskutuar mbi çështjet që ndajnë palët deri më tani.

Pritet që takimi të jetë i gjatë dhe ende mbetet mister nëse opozita e maxhoranca do të arrijnë akord për një numër çështjesh mbi zgjedhjet, e veçanërisht për futjen e teknologjisë dhe identifikimin biometrik të votuesve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme