Google ADS

Vuçiq lavdëron tri vitet e mandatit dhe paralajmëron sfida rreth Kosovës edhe regjionit

13:01 | 30 Maj 2020
Arbresh.info

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka theksuar se është krenar me atë që u arrit për tri vite duke fituar besimin e qytetarëve, porse Serbinë e presin sfida rrteh Kosovës edhe regjionit, shkruan “B92”.

Ai në vizitën që i bëri punimeve në hekurudhën Beograd-Budapest tha se për te është nder që kishte fituat shumicën absolute të votave.

“Nuk ka nderim më të madh s besimi i qytetarëve me 55 për qind të votave, jam krenar dhe jam përpjekur që me punë të ju dëshmoj qytetarëve se nuk kanë gabuar” tha ai.

“Përparime në të gjitha fushat nga ushtria, policia, a po shkojmë rrugës së drejtë, po dhe jam krenar, kam gabuar shumë herë, nuk ka pa gabime por jemi përpjekur vazhdimisht” shtoi ai.

Vuçiq tha se në mandatin e tij kishte edhe shumë sfida dhe të tilla do ketë edhe në vitin tjetër aq sa e ka mandatin.

“Kemi kaluar shumë sfida, na presin edhe disa rreth Kosovës edhe gjërave në regjion” tha Vuçiq.

Në pyetjen nëse vazhdon fushatën dhe aktivitetet, ai theksoi se ka ul numrin  e tyre në krahasim me fushatën parazgjedhore.

“Punën time e bëjë si duhet dhe kam dy herë më pak ngjarje se që kam pasur jashtë fushatës” tha ai

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme