Anthony Joshua ka thënë se dëshiron të luftojë me Tyson Fury për të fituar rripat e tij.
Joshua i cili mori “hakmarrje” për humbjen e vetme të karrierës së tij kundër Andy Ruiz Jr me një fitore të arritur në dhjetor, ka planifikuar një përballje me Kubrat Pulev, luftë e cila është shtyrë shkaku i koronavirusit.
Fury në anën tjetër do të përballet me Deontay Wilder, por bota e boksit është në pritje të një kampioni të unifikuar, dhe Joshua tha se Fury është në listën e tij.
“Padyshim që lufta që dua është kundër Tyson Fury, ai po mban diçka që unë e dua”, ka deklaruar Joshua, përcjell lajmi.net.
“Ai thotë gjëra për mua gjatë gjithë kohës, por Tyson Fury është i rëndësishëm për mua vetëm ditën kur unë dhe ai nënshkruajmë një kontratë për të luftuar”.
“Dita që ai dhe unë do të ndeshemi është koha e vetme kur unë do të flas për Furyn”.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...