Pandemia Covid-19 e cila përfshiu pothuajse të gjithë botën, ka shkaktuar një shkallë të konsiderueshme frike e shqetësimi tek popullata në përgjithësi dhe në mesin e grupeve të caktuara në veçanti tek ata të cilët veçse kishin probleme me shëndetin mendor.
Pandemia ka ditur të prekë njerëz nga shtresa e vende të ndryshme, e në një mënyrë ose tjetër e gjithë jeta jonë është prekur nga ndërrimi drastik që kemi përjetuar gjatë kohës së karantinimit, shkruan portali arbresh.info.
Siç duket pandemia Covid-19 ka prodhuar probleme të natyrave të ndryshme ndaj rrethanshmërive të krijuara në jetën e përditshme të individit, e këtë gjë po e thonë edhe vetë psikologët.
Psikologu kosovar Rron Kastrati për arbresh.info ka treguar se pandemia Covid-19 ka ndikuar në mënyra të ndryshme tek njerëzit.
Pandemia COVID-19 ka prodhuar probleme të natyrave të ndryshme ndaj rrethanshmërive të krijuara në jetën e përditshme të individit.
I referohem specifikisht Karantinimit që për njerëzit ka qenë periudhë e ndryshimeve rrënjësore në përjetimet subjektive të tij në raport me Unin e tij njerëzor por edhe me njerëzit e tjerë, shoqëria, familja, pra konkretisht marrëdhëniet ndërpërsonale si në kuptimin fizik por edhe atë virtual në realitetin e kufizuar të Karantimit si kushti kryesor dhe i domosdoshëm për parandalimin e shpërhapjes difuzive të virusit.
Pasojat mund të jenë të llojllojshme por dëmet e shkaktuara në spektrin psikologjik të shëndetit mendor mendoj se janë të rikuperueshme, sepse psikologjia individuale e secilit individ përbëhet nga mekanizmat kontrollues të prirjeve të përshtatjes, dhe afinitetit psikoemocional të tyre në sfidimin dhe kapërcimin e situatave të pakëndshme e shqetësuese të Pandemisë COVID-19. Sigurisht se ekzistojnë gjasat që edhe individë të natyrave të ndryshme të personalitetit të ndjehen depresivisht pesimist, dekurajues, e të distresuar dhe të ngarkuar emocionalisht, por meqenëse në këtë fazë delikate e mjaftueshmërisht dinamike të Pandemisë, konsultimi dhe mbështetja e ofruar e përkrahjes emocionale nga grupe te shumta vullnetare të Psikologëve në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës, dhe poshtu shfrytëzimi i mundësive sensibilizuese dhe humanitare edhe nga vullnetarizimi i Psikologëve tjerë profesionist në fushën e shëndetit mendor, do të ishte solucioni dhe shansi dobiprurës dhe efektshmërisht rezultativ që edhe gjendjet psikologjike të lartpërmendura të tejkalohen lehtësisht sipas një gradualiteti të nevojshëm dhe pozitivisht shpresëdhënës e optimist për individët që kanë ankesa të natyrave shqetësuese me karakter stresant. Ky moment i vështirë sidoqoftë, ofron mundësinë për të avancuar të kuptuarit tonë se si të sigurojmë ndihmë të parë psikologjike në parandalimin e pasojave eventuale, dhe në të vërtetë, për një kujdes të shtuar të shëndetit mendor, dhe të dalim nga kjo pandemi me probleme të reduktuara e me pasoja të minimizuara në të gjitha përmasat.
Kastrati gjithashtu thotë se ankthi, apatia, si dhe vetmia janë disa nga pasojat që mund të mbartë shoqëria nga influenca që i’u shkaktohet njerëzve dhe se këto simptoma rrisin cënueshmërinë ndaj njerëzve me shëndet të dobët psikologjik.
Ai shpjegon se për t’u rritur siguria tek këta persona veçanërisht duhet që sa më shumë të ketë përgjigje ndaj urgjencave të shëndetit publik, e që është vërejtur se ka një përparim të madh sidomos në këto kohë.
Ndjenjat e vetmisë dhe izolimit, të ngritura nga kriza aktuale e shëndetit publik nga Pandemia, mund të sjellin pasoja të evidentueshme shëndetësore për një numër grupesh socio-ekonomike.
Ndërsa poashtu faktori i presionit financiar, ngërçet e këtij realiteti, censurojnë rrjedhjen e natyrshme të proceseve socio-ekonomike të individëve në rrafshin social e më gjerë. Pavarësisht këtij presioni influencues rikuperimi psikoemocional dhe mundësitë e shumta të tejkalimit të kësaj gjendje në botëkuptimin e shëndetit mendor janë më të mëdha krahasimisht rrezikshmërive eventuale të pasojave induktuese të Pandemisë të cilat mund të pakësohen duke u reduktuar me maturinë profesionale në këtë drejtim.
Duke ju referuar raportimeve dhe ngjarjeve të fundit mendoj se ankthi, apatia, si dhe vetmia, janë disa nga pasojat eventuale të shëndetit mendor, ndërsa ndjenjat e shprehura të depresivitetit dhe luhatjeve të theksuara të humorit dhe stresit, veçanërisht gjatë një kohe pasigurie, mund të kenë influencë në shëndetin publik, duke rritur cënueshmërinë ndaj njerëzve me shëndet të dobët psikologjik. Por e ripotencoj permanent se konsulltimet me Psikologë dhe ekspertë të shumtë të shëndetit mendor dhe shfrytëzimi i linjave telefonike nga qendrat e thirrjeve nga secila Komunë, lehtëson, redukton, parandalon, dhe minimizon pasojat e shkaktarëve psikologjik të episodeve depresive dhe stresante në përgjithësi.
Por mos te harrojmë se është bërë përparim i madh në përgjigjet rezultative ndaj urgjencave të shëndetit publik dhe koordinimit të veprimeve institucionale ndaj Pandemisë, dhe kjo rrit nivelin e besueshmërisë, sigurisë, efikasitetit, të cilat ekskluzivisht ndikojnë pozitivisht në mirëqenien psikologjike të shoqërisë në tërësi.
Tutje Kastrati për arbresh.info ka thënë se metodat për të minimizuar pasojat e karantinës tek në janë të shumta dhe të aplikueshme, ai rekomandon që të mos shkëputet komunikimi me njerëzit të cilët komunikojmë shpesh, ku mund te shprehemi dhe të bashkëbisedojmë.
Krijimi i plan programeve ditore, menaxhimi ditor si dhe përcaktimi i prioriteteve bazë, teknikat e frymëmarrjes, meditmi janë disa nga metodat që mund të aplikohen për te minimizuar pasojat e karantinës tek ne.
3.Cila do të ishte metoda më e mirë për të minimizuar pasojat e karantinës tek ne?
Metodat janë të shumta dhe të aplikueshme, ofrojnë dobishmëri përparimtare në përmisimin dhe rregullimin psikoemocional të individëve. Fillimisht duhet ndërmirren iniciativa hulumtuese që kanë për qëllim rishikim të provave mbi ndikimin psikologjik të karantinës për të shqyrtuar efektet e tij të mundshme në shëndetin mendor dhe mirëqenien psikologjike, si dhe faktorët që kontribuojnë ose zbutin, këto efekte, pra këtu duhet të fokusohet kontributi profesional i Psikologëve dhe Sociologëve, dhe ekspertëve të fushës së shëndetit mendor. Ndërsa metodat aktualisht praktike të cilat mund t’i minimizojnë pasojat e Karantinës tek ne është komunikimi i pashkëputur me njerëzit të cilët komunikojmë shpesh, ku shprehemi dhe bashkëbisedojmë për ngjarjet dhe ndodhitë e secilit prej nesh, pastaj krijimi i planprogrameve ditore, menaxhimi ditor dhe përcaktimi i prioriteteve bazë në realizimin e synimeve tona, kapacitetet e mundshme që ta rifillojmë shëndetshëm dhe me rrjedhshmëri normale punen tonë profesionale të lënë pezull, ndërkohë preferohet dhe sygjerohet se teknikat e frymëmarrjes, meditimi, relaksimi progresiv, ndikojnë fuqishëm në rehabilitimin psikologjik të presioneve stresante, poashtu praktika më e mirë është të informohen të gjithë individët që shprehin nevojshmëri për konsultim psikologjik në aspektin profesional qe të sigurojnë qasje në një linjë të përkushtuar ekuivalent me personel të trajnuar në ofrimin e mbështetjes emocionale ndaj njerëzve që kanë nevojë për këshillime dhe ndihmë psikologjike.
Psikologu Kastrati e sheh se rritja e rasteve të dhunës në familje, vetëvrasjeve dhe tentim vrasjeve ndodh si shkak i situatave të akumuluara stresante dhe ankthi.
Pandemia COVID-19 ka shkaktuar dhe ka krijuar situata të akumuluara stresante dhe anksioziteti, dhe thelbësisht faktorët janë të shumtë por të influencuara ekskluzivisht edhe nga ndjenjat e pasigurisë dhe presionit të fortë financiar për shkak të ndërprerjeve të kontratave të punës ose pezullimit të tyre, mungesa e gjenerimit të të ardhurave në familje, frikërat të llojllojshme të cilat janë ushqyer nga paqëndrueshmëria psikologjike e individëve dhe konkretisht familjeve në përgjithësi, mendimet negative të individëve në raport me situatën e krijuar, informacionet bombarduese të rrjeteve sociale me tematika hiperbolizuese në lidhje me Pandeminë përkeqësimet shëndetësore, ndryshimet metabolike të organizimit të njerëzve nga ndryshueshmëria imediate e ritmit ditor nga faktori Karantinë, mungesa e aktiviteteve fizike dhe psikologjike etj, elemente këto që tendencialisht mund ta ndrydhin dhe pompojnë në mënyrë të ç’rregullt klimën e familjeve në segmentin psikologjik sipas specifikave dhe tipareve të personaliteteve të secilit individ.
Prandaj dhuna në familje, konfliktet e shprehura verbale e fizike brenda qarqeve familjare, idetë suicidale, mund të jenë të shkaktuara nga këta faktorë determinant, megjithatë duhet të analizohen thellësisht përmes hulumtimeve empirike dhe gjurimimeve studimore në trajtesa shqyrtuese këto fenomene, dhe sikundër të trajtohen me seriozitetin maksimal nga profesionistë të shëndetit mendor që t’i pakësojnë rastet dhe ngjarjet e tilla të dhimbshme dhe të ndjeshme për shoqërinë në tërësi.
Kurse sa i përket mënyrës së si mund të shmangim këto dukuri negative psikologu Rron Kastrati thotë që të fokusohemi në përkrahjen e pakursyer të njëri tjetrit.
Sipas mendimit tim në cilësinë e Psikologut mendoj se mënyrat më efikase që t’i parandalojmë këto dukuri negative është që të fokusohemi me tërë qenien tonë në përkrahjen e pakursyer të njëri tjetrit brenda bërthamës më të rëndësishme në shoqëri “Familja”.
Pra, preciziteti ynë duhet të orientohet në maksimumin e angazhimit tonë motivacional në produktivitetin dhe freskinë e pashtershme të marrëdhënieve ndërspërsonale me anëtarët e familjes, dhe gjithashtu të përqendrohemi në shfrytëzimin e mundësive të ofruara institucionale brenda kontekstit vendor që familjet tona ta gëzojnë mbështetjen e pashkëputur psikologjike e financiare, duke forcuar kështu edhe mirëqenien e gjithsecilit nga ne. Reduktoni përdorimin e rrjeteve sociale, respektoni masat e ndërmarra nga institucionet relevante për kujdes të shtuar sakaq fatmirësisht ditëve të fundit lajmet pozitive nuk kanë të ndalur derisa numri i të shëruarve po rritet vazhdimisht, njëkohësisht shfrytëzojeni këtë kohë të mirë me diell, e netë të freskëta, ndjeheni gjërat më të bukura të jetës tuaj. Ndërkohë shfrytëzoni linjat telefonike nga Psikologët vullnetarë sepse do të ndjeheni të relaksuar dhe më të qetë, të gjithë bashkërisht do ta tejkalojmë me lehtësi këtë Pandemi.
Ai gjithashtu na këshillon të reduktojmë përdorimin e rrjeteve sociale dhe të shijojmë gjërat e mira në jetë dhe për fund bën thirrje që të shfrytëzojmë linjat telefonike nga Psikologët vullnetarë pasi që kjo mund të ndihmojë njeriun të ndihet më mirë dhe më i relaksuar./ArditëShkodra/arbresh.info/
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...