Milan vihet pas Odegaardit

12:03 | 30 Maj 2020
Arbresh.info

Mesfushori i Real Madrid, Martin Odegaard raportohet se është një objekt transferimi veror për Milanin.

Odegaard është aktualisht i huazuar te Real Sociedad, dhe ka tërhequr vëmendjen me shtatë gola në 28 ndeshje.

Lojtari ka rënë në sy me paraqitjet edhe te trajneri Zinedine Zidane, i cili mund ta mbajë në skuadër në sezonin e ri.

Por, Tuttosport shkruan se norvegjezi mund të diskutohet kur Milani zhvillon bisedime me zyrtarët e Los Blancos për Luka Jovic.

Gazeta shpjegon se lojtari mund të negociohet për një marrëveshje huazimi, edhe pse Real Madrid vlerëson 40 milionë euro lojtarin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme