Dy futbollistët nga Kosova fitojnë Kupën e Austrisë me Salzburg

11:39 | 30 Maj 2020
Arbresh.info

Salzburgu i Austrisë është bërë skuadra e parë që ka fituar trofe në fushë këtë sezon, pas pezullimit të sezonit të shkaktuar nga koronavirusi.

Skuadra e madhe austriake, pjesë e së cilës janë dy futbollistë nga Kosova, Mërgim Berisha dhe Albert Vllaci, ka mposhtur me rezultat të thellë 5:0 Austria Lustenau.

Dominik Szoboszlai, Noah Okafor, Majeed Ashimeru, Sekou Koita dhe Dominik Stumberger me autogol, shënuan në këtë fitore të Salzburg.

Berisha në këtë ndeshje nuk u paraqit, ndërsa mbrojtësi Vllaci po, ndërsa në minutën e 75’ u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Të dy këta futbollistë kanë ende mundësinë të veshin fanellën e Kombëtares së Kosovës, por deri më tani nuk janë bindur për ta bërë një gjë të tillë.

Sulmuesi Berisha paraqitet te Gjermania U21, ndërsa Vllaci edhe pse është ftuar te Kombëtarja A e Austrisë, ende nuk ka regjistruar ndeshje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme