Diego Costa mund të përfundoj në burg, derisa prokurorët do të kërkojnë deri në gjashtë muaj burgim në seancën që mbahet më 4 qershor.
Sulmuesi braziliano-spanjoll sipas Cadena Ser ka shmangur afro një milion euro taksa nga shteti, nga kalimi i tij prej Atletico Madridit te Chelsea në vitin 2014.
Raportimet thonë se prokurorët duan që 31-vjeçari të përfundojë deri në gjashtë muaj në burg dhe një gjobë mbi 500 mijë euro.
Sidoqoftë, duke parë rastet e futbollistëve të tjerë në Spanjë, sulmuesi pritet që të paguajë një gjobë, e burgu nuk do të jetë i vlefshëm.
Ligjet në Spanjën kërkojnë që ai mos të kryejë më asnjë krim ekonomik brenda dy vitesh, mirëpo do të jetë i detyruar të paguajë 36 mijë euro gjobë.
Me gjobë ishin dënuar edhe Cristiano Ronaldo në vitin 2019 dhe Lionel Messi në vitin 2017, për shkak të shmangies së tatimeve.
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...