Google ADS

Dua Lipa dhe Jason Derulo iu bashkuan yjeve në koncertin bamirës 24-orësh

10:37 | 30 Maj 2020
Arbresh.info

Dua Lipa dhe Jason Derulo ishin pjesë e OnHuManity’s Dream With Us”.

Dua Lipa dhe Jason Derulo shfrytëzuan talentin e tyre muzikor për të ndihmuar në luftimin e përhapjes së koronavirusit, për të ndihmuar punëtorët e vijës së parë që po luftojnë atë, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja-kantautorja 24-vjeçare dhe ylli 30-vjeçar performuan disa nga hitet e tyre të fundit në koncertin e drejtpërdrejtë të “OneHuManity’s Dream With Us”.

Yje të tjerë që u bashkuan me shfaqjen e bamirësisë përfshinin Ricky Martin, Avril Lavigne, Eva Longoria dhe Jewel.

Dua u shfaq në orën e parë të programit me një interpretim të këngës së saj “Pretty Please”, nga albumi i saj “Future Nostalgia”.

Këngëtarja tregoi ditë më parë ndryshimin në flokë, duke i bërë ato të kuqe si qershitë, por gjatë performancës kishte flokët rozë të lehtë.

Në performancën e saj nga shtëpia, Dua ishte veshur thjesht me veshje sportive, ndërsa flokët i kishte lidhur.

Ylli i pop-it ka qëndruar e vetizoluar në Londër javët e fundit bashkë me të dashurin e saj, Anwar Hadid.

Edhe Jason ishte veshur thjesht për paraqitjen në koncertin në fistancë, ku këndoi edh këngën e tij të 2017-ës “Tip Toe”.

Nga të ardhurat e performancës së OHM do të përfitojnë Fondacioni Constellation Dream, i cili po mbështet një shumëllojshmëri organizatash bamirësie, përfshirë fondacionin Global Gift, Doctors Without Borders, Dubai Cares, FromU2Them and Care to Connect NYC, të cilët po mbështetin punëtorët e vijës së frontit në luftën ndaj pandemisë.

 

Të ngjashme