Gjatë ditës së djeshme, epidemiologët shënuan më tepër se dyfishim të numri të të infektuarve me coronavuris për dallim nga dita e mëhershme kur u regjistruan 25 persona.
Kreu i LSDM-së. Zoran Zaev akuzoi se kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e mospunës së ministrit teknik, Naqe Çulev ndërsa ai këtë rritje të të infektuarve e vlerëson si pasojë e drejtpërdrejt e faktit se Qeveria në vend të politikave thelbësore ka bërë PR në lidhje me coronavirusin.
Ministri Venko Filipçe theksoi se përsëri do të vendosen masa kufizuese për disa vende nëse këtë e kërkon gjendja epidemologjike.
Gjatë ditës së djeshme u regjistruan 52 persona me coronavirus dhe 30 të shëruar. Prej rasteve të reja, 26 janë në Shkup, 6 në Kumanovë, Shtip 7, Tetovë 9, Strugë 2, Veles 1 dhe Koçani 1. Numrit të përgjithshëm i të diagnostifkuarve në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 2.129 ndërsa 1.516 prej tyre janë shëruar dhe 126 kanë vdekur. Maqedonia momentalisht ka 487 raste aktive me Covid-19, përcjell telegrafi maqedoni.
Filipçe paralajmëroi se mund të vendosen masa kufizuese në disa vende. Kjo është analizuar edhe në gjendje e Komisionit për Sëmundje Infektive por deri tani ende nuk ka nevojë për një masë të tillë.
Masa të karantinës mund të vendosen në komunat ku ka rritje të numrit të të infektuarve si Saraji, Çairi, Gazi Baba dhe Aerodromi.
Specialja nesër me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rast...
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...
Haradinaj i ashpër me ministrin Maqedonci: Po e kursejmë, se...
Rohde me porosi si Hovenieri: Mos e fyeni klubin ku doni të ...
Memli Krasniqi e feston 28 Nëntorin me djalin e Hashim Thaçi...
Chelsea vazhdon serinë e fitoreve në Conference League