Google ADS

Avokati Gashi e quan kriminel gjyqtarin e Kushtetueses, bën thirrje për protesta

09:23 | 30 Maj 2020
Arbresh.info

Avokati Tomë Gashi, i njohur për qëndrimet e tij pro Lëvizjes Vetëvendosje, e ka quajtur kriminel e të kërkuar nga Interpoli gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Radomir Leban, i cili është në listën e Interpolit me kërkesë të Serbisë.

Atë po e kërkon shteti serb për të vuajtur dënimin me 6 vjet burgim.Gashi ka thënë se Aktgjykimi nuk mbështetet në Kushtetutën e Kosovës, prandaj sipas tij nuk është as vendim legal e as legjitim.

Statusi i plotë i tij:Aktgjykimi i Gjykates Kushtetuese me Gjyqtar kriminel te kerkuar nga Interpoli eshte i padrejt dhe i papranueshem.Aktgjykimi nuk mbeshtetet ne Kushtetuten e Kosoves andaj nuk eshte as vendim legal e as legjitim.

A JEMI GATI PER PROTESTA!DUAM ZGJEDHJE!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme