Google ADS

Barcelona e shqetësuar me lëndimin e lojtarëve në prag të rikthimit të La Liga-s

09:22 | 30 Maj 2020
Arbresh.info

Barcelona po merret me një lëndim të ri, pasi raportohet se Ansu Fati nuk ka stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës shkaku i dhimbjeve në gju.

17-vjeçari ka bërë një debutim ëndrrash te katalunasit në këtë edicion, duke shënuar pesë gola dhe ka bërë një asistim në 24 paraqitje.

Me formën e tij të lartë, Quique Setien ka shfaqur atij një besim të madh edhe pse shumica e paraqitjeve të tij kanë ardhur nga banka rezervë.

Diario Sport bën të ditur se Fati nuk ka qenë i pranishëm në paraqitjet e së premtes, derisa është duke ndier dhimbje në gju.

Asnjë informatë shtesë nuk është ofruar nga Barcelona, derisa i lënduar qëndron edhe Samuel Umtiti.

I vetmi lajm i mirë për katalunasit është se Luis Suarez do të rikthehet dhe Setien do të ketë në dispozicion edhe Antoine Griezmannin e Lionel Messin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme