Italia raportoi sot 87 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 33.229 numrin e përgjithshëm të të vdekurve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rritja e vogël e numrit të viktimave të regjistruara sot konfirmon trendin e ngadalësimit të përhapjes së sëmundjes, duke lënë të kuptohet se kulmi i krizës është tejkaluar.
Numri i rasteve aktive shënoi rënie për 1.811, duke arritur në 46.175.
Ndërkohë, vazhdoi të rritet numri i të shëruarve, duke arritur në 152.844, ndërsa më shumë pacientë u lëshuan nga repartet e kujdesit intensiv, duke lehtësuar presionin ndaj sistemit të kujdesit shëndetësor të Italisë.
Rajoni verior i Lombardisë mbetet epiqendra e pandemisë, ku numri i viktimave ka arritur në 16.012, pothuajse gjysma e numrit të përgjithshëm në Itali.
Italia do të heqë kufizimet në lëvizjen e qytetarëve midis rajoneve më 3 qershor, por është ende e paqartë nëse kjo do të zbatohet për rajonet ku shkalla e infektimeve është akoma alarmante.
Nivelet e ndryshme të të infektuarve shkaktuan një përplasje midis rajoneve më të goditura në veri, veçanërisht Lombardisë dhe Piemonte, dhe rajoneve jugore, të cilat u goditën më pak nga virusi dhe gjithashtu mbështeten shumë në turizëm.
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York