Me 29 maj 1453, qyteti romak i Konstandinopojës u pushtua nga turqit otomanë.
Shumë historianë e konsiderojnë ngjarjen dhe këtë ditë si fundin e Epokës së Mesjetës dhe fillimin e periudhës moderne të Evropës, transmeton portali arbresh.info.
Pesëqind e gjashtëdhjetë e shtatë vjet më parë sot, një ushtri osmane e udhëhequr nga Sulltan Mehmeti II bëri atë që asnjë komandant apo ushtri tjetër mysliman nuk kishte qenë në gjendje të bënte me shekuj.
Jo vetëm që turqit pushtuan “Mbretëreshën e qyteteve”, por gjithashtu shpërndanë në mënyrë efektive mbetjen e fundit të sundimit Romak Lindor – i njohur gjithashtu si Bizantin – dhe i dha fund një prej perandorive më të mëdha që bota ka parë ndonjëherë.
Pushtimi hapi rrugën për rritjen e Perandorisë Osmane dhe përhapjen e Islamit në Ballkan; gjithashtu ndikoi në rrjedhën e historisë njerëzore në mënyra që akoma mund të shihen edhe sot.
Ngjarje të ndryshme u mbajtën të mërkurën për të shënuar 567-vjetorin e pushtimit të Stambollit.
Për të përkujtuar përvjetorin e pushtimit, Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan tha: “Ne shënojmë 567 vjetorin e pushtimit të Stambollit, i cili nuk është vetëm një nga fitoret më të mëdha në histori, por edhe një pikë kthese që nxori një epokë të re. Ne përkujtojmë së pari Mehmet Pushtuesin e madh dhe të tjerët që na ndihmuan t’i quajmë këto toka shtëpinë tonë”, tha ai, duke shtuar se pushtimi i Stambollit” kishte filluar një epokë të re dhe kishte ndryshuar rrjedhën e historisë botërore”.
Festimet e tjera përfshinin një rivendosje të betejës epike të organizuar nga Guvernatori i Stambollit. Banda ushtarake osmane “Mehteran” gjithashtu performoi një paradë./arbresh.info/
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...