Vedat Muriqi dhe Mergim Vojvoda kanë rënë në radarin e Lazios.
Mediat italiane janë duke raportuar se Lazio është seriozisht e interesuar në dyshen e Kosovës, sulmuesin e Fenerbahces, Vedat Muriqi dhe mbrojtësin e Standard Liege, Mergim Vojvoda.
Sipas Gazzetta dello Sport, Lazio që një kohë e përcjellë Muriqin.
“Jam te klubi më i madh në Turqi, kam edhe tri vite kontratë dhe s’dua të flasë për tregun e transferimeve”, kishte thënë Muriqi së fundmi.
“Jam i lumtur këtu, por është në dorën e klubit. Gjithcka është në dorën e tyre”.
26 vjeçar iu bashkua Feneerbahces verën e kaluar dhe ka shënuar 13 gola në ligë në 25 paraqitje para ndërprerjes për shkak të koronavirusit.
Çmimi mund të jetë një problem për Lazion, pasi Fenerbahce nuk do të dëgjojë për një ofertë nën 20 milionë euro.
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, është i interesuar për ta sjellë në Itali edhe Mërgim Vojvodës, për të cilin Standard Liege kërkon 7 milionë euro.
Së fundmi, nga Italia mediat raportojnë se Lazio po interesohet edhe për Milot Rashicën. /Gazeta Express/
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...
Ancelotti për Asencion: Jam i lumtur me të, do të jetë i mir...
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...