Në dy muajt e fundit, policia në Gostivar ka identifikuar 160 persona që kanë shkelur orën policore. Për mosmbajtje të maskave mbrojtëse janë sanksionuar 80 persona gostivaras.
Që nga vendosja e orës policore, përfshirë ditën e djeshme (28 maj), SPB Tetovë ka ngritur gjithsej 121 padi penale kundër 156 autorëve. Në dy muajt e fundit, janë përgatitur katër njoftime me shkrim.
“Personat e lajmëruar nuk e respektuan vendimin e Qeverisë për lëvizje të kufizuar në zonën e Gostivarit dhe kryen veprën penale ‘mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë” apo veprën penale ‘transmetim i sëmundjes infektive’”, deklaroi për AIM-n, Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.
Mosdisiplinë është regjistruar edhe kur bëhet fjalë për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse. Kështu, në dy ditët e kaluara, 80 persona fizik janë identifikuar dhe sanksionuar në rajonin e Gostivarit.
Sipas SPB Tetovë, ata nuk kishin pajisjet e nevojshme mbrojtëse. Shumica e tyre ishin pa maska në automjete në rastet kur është e detyrueshme, në ambient të hapur dhe personat që silleshin në kundërshtim me dekretin e Qeverisë që rregullonte mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse.
Sinani: Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimo...
Konjufca priti në takim anëtarët e komisionit të Parlamentit...
Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it
Policët e rinj të Kosovës trajnohen tre muaj – më së p...
Vendasit dhe policia në luftë të përbashkët kundër bandave, ...
Space X lanson edhe një raketë testuese