Google ADS

E mahnitshme, çfarë mund të shërojë një filxhan i kësaj bime!

22:15 | 29 Maj 2020
Trina Galanxhi

Kufirma është bimë e cila që nga lashtësia mbron nga problemet e ndryshme shëndetësore, ndërsa njëherësh është edhe ilaçi i vetëm popullor i cili ndikon te deformimet palcës kurrizore dhe gishtit të madh

Rritet pranë përrenjve dhe në tokë të lagësht në zonat e ulëta malore.

Kufirma (Symphytum officinale) është bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të drejtë e të gjatë deri një metër, me gjethe të mëdha, me lule si kambanë zakonisht në ngjyrë vjollcë të çelur dhe me rrënjë të madhe, e cila përdoret në mjekësi.

Kjo bimë, është e vetmja që shëron deformimet te palca kurrizore, për të cilën mjekësia moderne nuk ka zgjidhje, pos operacioneve me dhimbje.

Kjo bimë shëron edhe: psoriazën, të thatit, venat e zgjeruara, reumën dhe artritin, dhimbjet në shpinë…etj.

Këto janë disa prej përparësive shëndetësore të kufirmës dhe recetave për përgatitjen e çajit te sëmundjet e caktuara:

Kundër astmës bronkiale

Pesë gramë rrënjë kufirme zieni gjysmë ore në gjysmë litre ujë, pastaj lëreni të qëndrojnë rreth njëzet minuta dhe kullojini. Në mëngjes në lukth të thatë pini një filxhan, në vazhdim në çdo gjysmë ore dy lugë supe çaji të përgatitur. Para se të flini gjumë sërish pini një filxhan.

Kundër të thatit në lukth

Përzierja prej njëqind gramësh kufirme dhe kumaku, si edhe 50 gramë thartushë (Polygonum aviculare) qitni në 250 mililitra ujë të vluar. Mbuloni dhe lëreni të qëndrojnë tre minuta, pastaj kullojini. Gjatë ditës pini dy-tre filxhanë në hurba të vogla.

Për përshpejtimin e urinimit dhe zbutjen e ngërçeve në stomak

Një lugë të madhe fletë dhe lule kufirme qitni në gjysmë litre ujë të vluar, mbuloni, lëreni të qëndrojë rreth 15 minuta, pastaj kullojini. Pihet dy herë në ditë nga një gotë, në mëngjes në stomak të zbrazët dhe në mbrëmje para se të flini gjumë.

Vërejtje: Mos e përgatitni dhe mos e mbani çajin në enë metalike. Me rastin e tharjes së rrënjëve të kufirmës duhet pasur kujdes që të mos myket, sepse bëhet toksike./ts/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme