Google ADS

U komentua se nuk është miliardere, vjen reagimi i Kylie Jenner

21:09 | 29 Maj 2020
A. B.

Ylli i klanit Kardashian/Jenner, Kylie Jenner ka reaguar pas lajmit se gënjeu në deklarimin e ndërmarrjeve të saj për të marrë statusin si miliarderja më e re në botë.

Revista e njohur “Forbes” ka njoftuar se Kylie Jenner ka gënjyer për shifrat e ndërmarrjeve si dhe i ka falsifikuar taksat, shkruan portali arbresh.info

“Forbes” e akuzon atë se gënjeu për shifrat e ndërmarrjeve si dhe falsifikoi dokumentat e tatimeve, vetëm që t’i takonte ky status.

Pas këtij lajmi Kylie Jenner ka reaguar përmes llogarisë së saj në ‘Twitter’, ku në këtë postim as nuk e mohoi dhe as nuk e pohoi një gjë të tillë, por thotë se ka gjëra të tjera me të cilat duhet të merren të tjerët sesa me pasurinë e saj.

“Mund t’i numëroj listën me 100 gjëra më të rëndësishme tani sesa me fiksimin se sa para kam unë”, ka shkruar Kylie.

Sidoqoftë, Kylie ka qenë duke e kaluar një periudhë të mirë të izolimit me vajzën e saj, Stormi, ku krahas shumë aktiviteteve ka qenë tejet aktive edhe në rrjetin e popullarizuar, TikTok.

Ajo është komentuar edhe për një ribashkim me ish-partnerin e saj, reperin Travis Scott, pasi janë parë disa herë së bashku. /arbresh.info/

 

Lexo edhe:

Kylie Jenner nuk është miliardere! ‘Forbes’ thotë se ajo ka gënjyer në lidhje me shifrat e ndërmarrjeve

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme