Nora Istrefi mahnitë me fotot e fundit, pozon më tërheqëse se kurrë

18:53 | 29 Maj 2020
A. B.

Ajo është njëra prej këngëtareve më të pëlqyera në showbizzin shqiptar, e cila arrin të sigurojë thuajse gjithnjë vëmendje.

Dhe Nora Istrefi është kujdesur edhe këtë herë të jetë në fokus të faqeve rozë me dukjen e saj që ka prezantuar ditën e sotme, shkruan portali arbresh.info

Përmes dy imazheve të publikuara në InstaStory, Nora duket tejet seksi teksa ekspozon asetet e saj trupore joshëse e në fokus të veçantë kishte vënë gjoksin.

Sa i përket jetës private kujtojmë se pas ndarjes nga bashkëshorti, Nora jeton e vetme me vajzën në shtëpinë e saj në periferi të kryeqytetit, ndërsa Roberti prej kohësh është zhvendosur në një apartament të ri në Prishtinë.

Ndryshe, “Anna” mbetet projekti i fundit i lansuar nga Nora në bashkëpunim me reperin Gjiko, këngë kjo që ka kaluar shifrën e 28 milionë klikimeve në kanalin YouTube. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme