Google ADS

Dukaj falënderon Qeverinë e Kosovës për donacionin për rindërtimin e shkollës në Dacaj

18:24 | 29 Maj 2020
Arbresh.info

Drejtori Gjeneral i Ministrisë së Arsimit të Malit të Zi, Marash Dukaj, përmes një postimi në facebook ka falënderuar Ministrinë e Financave dhe Qeverinë e Kosovës për donacionin prej 10.000€ për rindërtimin e shkollës fillore në Dacaj të Rozhajës.

“Në emër të Ministrisë së Arsimit të Malit të Zi dhe Ministrit Shehoviq falënderojmë Qeverinë e Kosovës për donacion”, thuhet në deklaratën e Dukaj.

Rikujtojmë që shkolla fillore në Dacaj pësoi dëme të konsiderueshme nga djegia që kishte kapluar Dacajt e Rozhajës disa ditë më parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme