Loredana dhe Zuna të lumtur pranë njëri-tjetrit

18:22 | 29 Maj 2020
A. B.

Rep-artistja Loredana Zefi është parë shpesh nën shoqërinë e mikut të saj, Zunës.

“Du Bist Mein” titullohet bashkëpunimi i parë mes tyre, e që ka rezultuar të jetë një hit i vërtetë, pasi u ngrit në vendin e parë në shumë top-lista në vendet gjermanfolëse, shkruan portali arbresh.info

Loredana dhe Zuna i kanë të shpeshta takimet me njëri-tjetrin dhe personat pranë tyre pohojnë se ata janë në lidhje.

Së fundi Lori ka publikuar momente të bukura në veturë me Zunan teka dëgjojnë muzikë, e po duken të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Loredana ndërkohë viteve të fundit është shndërruar në një nga senzacionet e muzikës hip-hop në Zvicër. Ajo i ka dhënë fund lidhjes me reperin shqiptar Mozzik, me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur Hana. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme