Prokuroria e Lartë: Ankesat e të dënuarve për 27 prillin janë të pabaza

18:09 | 29 Maj 2020
Arbresh.info

Në debatin publik, që tri ditë me radhë po mbahet në Gjykatën e Apelit për ankesat pas aktgjykimeve për rastin “27 prilli”, Prokuroria e Lartë Publike me disa shpjegime i vlerësoi si të pabaza.

Seanca vazhdoi sot me deklaratat e një pjese të mbrojtjes. Ata theksonin pjesë të aktgjykimeve, të cilat, sipas tyre janë absurde, nuk ka dëshmi të mjaftueshme ose nuk janë të sqaruara mirë.

Është paraparë që sot të përfundojë debati publik. Pas deklaratës së Prokurorisë së Lartë Publike në Gjykatën e Apelit, të akuzuarit do t’i paraqesin ankesat e tyre.

Ndryshe, dënimin më të lartë për ngjarjet e 27 prillit e mori Mitko Çavkov, i cili u dënua me 18 vjet heqje lirie./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme