Ylli i klanit Kardashian/Jenner, Kylie Jenner pretendohet se nuk është miliardere.
Revista e famshme ‘Forbes’ ka akuzuar familjen për krijimin e një web rrjeti të gënjeshtrave dhe ku thuhet se Kylie ka rritur përmasat e biznesit dhe suksesit të saj, shkruan Daily Mail transmeton portali arbresh.info
Botimi në këtë revistë e akuzon atë se ka gënjyer për shifrat e ndërmarrjes dhe falsifikim të deklaratave tatimore për të arritur statusin e miliarderes.
Këto pretendime shokuese vijnë një vit e një muaj pasi vetë Forbes e vendosi Kylie në ballinë dhe e emëruan atë miliarderja më e re në botë.
Kylie shiti 51 përqind të Kylie Cosmetics të saj Coty në një marrëveshje me vlerë 1.2 miliard dollarë në janar.
Dhe Forbes tani mendon që Kylie, edhe pasi ka fituar rreth 340 milionë dollarë pas taksës nga shitja, nuk është miliardere.
Forbes pretendon se regjistrimet e lëshuara nga Coty të treguara publikisht gjatë gjashtë muajve të fundit zbulojnë se biznesi i Kylie është dukshëm më i vogël nga sa njerëzit besojnë se është.
“Të ardhurat për një periudhë 12-mujore përpara marrëveshjes: 177 milionë dollarë sipas prezantimit Coty, shumë më e ulët se vlerësimet e publikuara në atë kohë”.
Forbes pretendon se llogaritjet e tyre të reja e vendosin pasurinë personale të Kylie në pak më pak se 900 milionë dollarë.
Forbes i është drejtuar poashtu polemikave që rrethojnë titullin ‘ e vetë-bërë ’pasi vitin e kaluar, njerëzit e kundërshtuan këtë duke thënë që Kylie vinte nga një familje tashmë e privilegjuar.
Ajo e zgjeroi perandorinë e saj në fillim të këtij viti me linjën e saj ‘Kylie Skin’ – linjë hidratuesish, kremra të syve dhe pastrimet e fytyrës.
Jenner solli në shitje 360 milionë dollarë në 2018. /arbresh.info/
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...