Reali po bëhet gati për revolucion në ekip

17:35 | 29 Maj 2020
A. B.

Yjet e klubit madrilen po shkojnë drejt fundit të kontratave dhe “Los Blancos” po mendojnë për pasardhësit e tyre

Real Madridi po e përgatit një revolucion në ekip, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”.

Një numri të yjeve të skuadrës do t’ju skadojë kontrata vitin e ardhshëm, e të tjerëve në verën e vitit 2022.

Prandaj, Mbretërit po i kërkojnë pasardhësit e tyre, përcjell “Gazeta Express”.

Luka Modric e Sergio Ramos janë dy prej lojtarëve që do t’ju mbarojnë kontratat në vitin 2021.

Ndërsa, lojtarëve si Dani Carvajal, Raphael Varane, Nacho, Marcelo, Isco, Gareth Bale e Karim Benzema do t’ju skadojnë kontratat 12 muaj më vonë.

Jo të gjithë nga këta do të largohen, por flitet se Reali po mendon t’i ndërrojë ata me fytyra të reja.

Me këtë rast, pas një apo dy vjetësh do të marrë fund një epokë e një ekipi me lojtarë që e shkruan historinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme