Menaxheri i Leicester City-it, Brendan Rodgers thotë se “nuk kishte forcë për asgjë” pasi rezultoi pozitiv me Covid-19 në Mars.
Rodgers është menaxheri i dytë i Premier Leagues që konfirmon se ka pasur Covid-19, me shefin e Arsenalit, Mikel Arteta që ka testuar gjithashtu pozitiv në muajin Mars, shkruan BBC transmeton portali arbresh.info
47-vjeçari thotë se vuajti me pengesa të shumta në frymëmarrje përpara se të shërohej plotësisht nga virusi.
“Unë mezi mund të ecja dhe kjo më ngjasoi sikur po ecja lart në malin Kilimanjaro,”tha ai për Radio Leicester.
“Ne kishim një javë pushimi kur ne duhej të luanim Watford [14 Mars] dhe më pas një javë pas kësaj, unë fillova të luftoj këtë virus të tmerrshëm.
“Për tre javë nuk ndjeja aroma dhe humba shqisën e shijimit. Nuk kisha forcë. Një javë më pas, gruaja ime ishte e njëjtë. Ne u testuam dhe të dy rezultuam pozitiv me virusin”. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...