Autoritetet izraelite arrestuan imamin e Xhamisë Al-Aksa

16:45 | 29 Maj 2020
Arbresh.info

Zyrtarët e inteligjencës izraelite sot arrestuan nga shtëpia e tij në Kudsin Lindor, imamin e madh të Xhamisë Al-Aksa shejh Ekrima Sabri, raporton Anadolu Agency (AA).

“Një njësi e shërbimit të inteligjencës izraelite bastisi shtëpinë e shejhut Ekrima dhe e njoftuan atë se është duke u arrestuar”, tha për AA një anëtar i familjes.

Ai shtoi se imami është për marrje në pyetje në stacionin policor al-Qashla në Kudsin Perëndimor.

Në janar, autoritetet izraelite vendosën të ndalojnë shejh Ekrima të hyjë në Xhaminë Al-Aksa për katër muaj.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, në të cilin Xhamia Al-Aksa është e vendosur, gjatë luftës së vitit 1967 në Lindjen e Mesme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme