Reformat e vazhdueshme dhe rezultatet e prekshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të kontribuojnë në përparimin e vendit. Bashkimi Evropian së shpejti do të prezantojë kornizën e bisedimeve dhe shpresojmë që këtë vit të hapim negociatat, tha ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar gjatë vizitës së sotme zyrtare në komunën e Rankovcës.
Zhbogar mori pjesë në fillimin zyrtar të punimeve të ndërtimit në një sistem ujitës modern për rreth 200 hektarë tokë të punueshme në Rankovcë, pjesë e projektit të Bashkimit Evropian për ndërtimin e “Sistemeve të vaditjes me pakicë, ekologjikisht të pranueshme” i financuar nga programi IPA për bujqësinë dhe zhvillimi rural, me vlerë prej 1.7 milion euro.
“Bujqësia është një nga kapitujt që duhet të diskutohen në negociatat para-pranuese për pranimin në BE, dhe unë rekomandoj që vendi të jetë i përgatitur mirë. Unë inkurajoj qeverinë dhe institucionet përkatëse të reformojnë dhe krijojnë shoqata të menaxhimit të ujit dhe ruajnë këtë burim të vlefshëm sepse bujqësia është sektori më i ndjeshëm i prekur nga ndryshimi i klimës, i cili do të ndikojë në mungesën e ujit dhe thatësirën. Vendosja e sistemeve të mira ujore është thelbësore, por ka edhe segmente të tjera, siç janë copëzimi i tokës bujqësore, tokat e pa punuara dhe të ngjashme, kështu që institucionet duhet të merren me të”, shtoi Zhbogar.
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës