Google ADS

Komisioni për Sëmundje Infektive nuk mbështet legjitimimin e qytetarëve

13:46 | 29 Maj 2020
Arbresh.info

Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) në mbledhjen e përbashkët me Shtabin Qendror të Krizës ka kërkuar kyçje e të gjitha Inspektorateve dhe ministrive resorë (Drejtësia, MPB dhe MPJ) në qartësimin e protokolleve gjatë legjitimimit të qytetarëve në restorante dhe kafiteri.

Jo zyrtarisht, qëndrimi i KSI-së është se inspektorët nga Inspektorati ushqimor ose ai Tregtar nuk kanë kompetenca ligjore të legjitimojnë qytetarë dhe për këtë arsye duhet prononcuar Ministria e Drejtësisë. Nga ky komision qartësojnë se në rekomandimet e tyre nuk është potencuar asnjëherë legjitimimi.

Në Shtabin Qendror të Krizës është diskutuar për qartësimin e protokolleve./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme