Google ADS

Si e ka ndryshuar koronavirusi stilin e jetës në Gjermani

13:53 | 29 Maj 2020
Trina Galanxhi

Puna në shtëpi, kufizimet e ndryshme, mungesa e disa produkteve, një skandal në industrinë e mishit…

Pandemia definitivisht e ka ndryshuar mënyrën e jetës së gjermanëve, përfshirë edhe dietën e tyre.

Pandemia e Covid-19 në Gjermani ka sjellë disa ndryshime, si kërkesën për joga në Google. Gjithashtu, tregtarët e biçikletave thonë se ata kanë një numër veçanërisht të madh të klientëve pasi janë lehtësuar masat e kufizimeve.

Dhe kushdo që shkon në park ose në bregun e lumit në qendër të një qyteti gjerman, do të mahnitet nga shumica e njerëzve që ecin atje ose praktikojnë diçka. Duket se shumë gjermanë përdorën kohën e tyre për të lëvizur më shumë.

Disa gjermanë, madje kanë ndryshuar edhe dietën e tyre për shkak të pandemisë. Në hulumtimin përfaqësues të kompanisë për kërkime të tregut “Kantar”, bërë për fondacionin “Heinz Loman”, çdo i katërti gjerman ka theksuar se gatuan më shumë se përpara pandemisë.

Shumica e tyre mbeten besnikë ndaj repertorit të tyre të mëparshëm të recetave, dhe 18 përqind e tyre thanë se ata gatuanin receta të ndryshme që nga fillimi i pandemisë. Në këtë rast, të ndryshme shpesh nënkupton më të shëndetshme: 70 përqind e të anketuarve përmendin perime dhe sallatë të freskëta, dhe madje 48 përqind përmendin enët vegjetariane. Vetëm 38 përqind e tyre u përgjigjën “më shumë të pjekura (bukë, pasta dhe ëmbëlsira)”, gjë që nuk është befasi duke marrë parasysh që në supermarkete për ca kohë nuk kishte miell dhe maja.

Hulumtimi u krye në fund të muajit prill, përpara se të dilte në shesh skandali që thertoret ishin kthyer në vatra të infeksionit.

Megjithatë, sondazhi ka gjetur se konsumimi i mishit në Gjermani është duke rënë, pavarësisht koronavirusit. Konsumi i zëvendësuesve të mishit nga përbërësit e bimëve, insektet ose mishi artificial i rritur në laborator është në rritje. Sidoqoftë, vetëm 49 përqind e të anketuarve thanë se kishin testuar produkte të tillë. Përqindja e atyre që kanë provuar ose konsumuar produkte të tilla është më e lartë tek të rinjtë.

Përkundër të gjitha ndryshimeve cilësore në dietë, rritjes së kërkesës për dyshekë për joga dhe biçikleta, pandemia e koronës duket se ka pasur pasoja të dukshme, pasi konsiderohet se një numër i madh i gjermanëve kanë shtuar peshë gjatë izolimit për shkak të pandemisë./arbresh.info/

Të ngjashme