“Kur fillon plaçkitja, fillojnë të shtënat”, shkroi presidenti amerikan për trazirat që filluan pas vdekjes së një afro-amerikani të arrestuar nga policia.
Twitter të premten fshehu postimin e Presidentit amerikan Donald Trump për Minneapolis me paralajmërimin e “glorifikimit të dhunës”.
“Këta dhunues po poshtërojnë të kaluarën e George Floyd dhe nuk do ta lejoj këtë të ndodhë. Sapo fola me Guvernatorin Tim Walz dhe i thash atij se Ushtria është me ta deri në fund. Pas çdo komplikimi dhe ne do të marrim kontrollin, por, kur fillojnë plaçkitjet, fillojnë të shtënat. Faleminderit!”, shkroi Trump në postimin e fshehur për trazirat pas vdekjes së një afro-amerikani të arrestuar nga policia.
“Ky postim shkelte rregullat e Twitter-it në lidhje me glorifikimin e dhunës. Megjithatë, Twitter ka përcaktuar se mund të jetë në qasje për shkak të interesit publik”, thuhet në paralajmërim.
Masa erdhi një ditë pasi Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke frenuar mbrojtjet për kompanitë e mediave sociale pasi Twitter etiketoi dy nga postimet e tij “potencialisht mashtruese” dhe u bëri thirrje përdoruesve të kontrollojnë faktin e informacionit.
Vdekja e Floyd nxiti zemërimin dhe mijëra njerëz kanë vërshuar në rrugët e Minneapolis për të shprehur revoltën e tyre për vrasjen makabre.
Kryetari i komunës Jacob Frey njoftoi të martën se katër oficerët janë larguar nga puna.
Video e arrestimit të Floydit të kapur nga një kalimtar dhe postuar në Facebook tregon se viktima i shtrirë për tokë, përgjërohej vazhdimisht duke thënë: “Nuk mund të marr frymë”, për gati katër minuta pasi një oficer mban gjurin në qafën e tij.
Floyd shikohet duke humbur vetëdijen, por oficeri vazhdon të mbaj qëndrimin e tij ndaj viktimës.
Pulsi i tij u kontrollua rreth tre minuta pasi ai ndaloi të lutej për ajër, ndërsa oficeri vazhdoi të shtypte gjurin në qafën e Floydit.
Familja e Floyd gjithashtu tha të martën se ata duan që oficerët e policisë të akuzohen për vrasje./AA/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...