COVID-19 shkon dhe në Sarandë, rasti i parë, një shtetase nga Ukraina

09:23 | 29 Maj 2020
Arbresh.info

COVID-19 shkon në Sarandë.

Një shtetase nga Ukraina e cila kishte shkuar me pushime në Sarandë rezuloi pozitive me koronavirusin COVID-19 duke shënuar kështu rastin e parë në qytetin bregdetar.

Prej 7 muajsh gruaja ishte vendosur në Tiranë, ndërsa ka deklaruar se në Sarandë kishte apartamentin e saj dhe nuk kishte pasur kontakte të tjera. Po punohet për gjurmimin epidemiologjik të kontakteve./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme